Gjuriq: Çështjen e Speciales ta zgjidhin Kosova e bashkësia ndërkombëtare

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 16:01 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se Serbia nuk është konsultuar kur është themeluar Gjykata Speciale dhe se tani që u paraqiten probleme kjo duhet të zgjidhet në relacionin – Prishtinë-bashkësi ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

I pyetur të komentojë përpjekjet për e suspendimin e Speciales në Kuvendin e Kosovës, Gjuriq ka thënë se Serbia është për gjykimin të gjithë kriminelëve, porse bashkësia ndërkombëtare ia pati besuar Kosovës lejimin e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Sikur bashkësia ndërkombëtare të kishte bashkëpunuar më shumë me ne dhe po të na i kishte dorëzuar ata që i kem i kërkuar, tash do të kishte pasur shumë më pak probleme politike e të tjera si dhe më pak terrorizëm”, citon tv pink të ketë thënë Gjuriq.

“Nuk na kanë thirrur atëherë, mos të na thërrasin as tash pasi u prishën me ata me të cilët u morën vesh për themelimin e Gjykatës. Natyrisht se gjithmonë do at përkrahim ndjekjen e kriminelëve të luftës dhe insistojmë që ata të dënohen”, ka thënë ai.

Të ngjashme