Gjuriq: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serbë dhe Serbi në Kosovë

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 09:05 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes Ortodokse në kishën e Shën Dimitrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai gjatë kësaj ceremonie, siç raporton Beta, ka përcjellë mesazhe inkurajuese për serbët, duke i porositur ata që të qëndrojnë në Kosovë.

“Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serb dhe Serbi në Kosovë”, ka thënë Gjuriq në ceremoninë e ndezjes së buzmit, të cilën e ka udhëhequr peshkopi Teodosije.

Gjuriq më tej ka thënë se Krishtlindja është një nga festat më të shenjta krishtere, ortodokse dhe serbe.

“Është veçanërisht e rëndësishme që këtu në Kosovë të thuhet se çdo vit, pra ky, është viti në të cilin luftojmë për mbijetesë dhe lutemi që me mbështetjen e vëllezërve tanë nga e gjithë bota, populli ynë dhe kisha në Kosovë do të mbijetojnë dhe të jenë më të fortë”, tha Gjuriq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme