Gjykata lëshon urdhërarrest për Kurtin, Haxhiun dhe Kadaj-Bujupin

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 09:38 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Themelore ka marrë vendim të lëshoj urdhërarrest për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj-Bujupin. Të tre nuk ishin të prishëm në seancë. Ata sipas gjyqtarit Beqir Kalludra, nuk ishin gjetur as në shtëpitë e tyre.

“Me që të njëjtin nuk iu janë përgjigjur ftesave të gjykatës, trupi gjykues merr vendim kundër Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit gjykata do të lëshoj ndalim-arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit dhe gjithashtu të njëjtëve do të ju caktohet paraburgimi konform nenit 307 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës”.

“Gjithashtu kundër të akuzuarve Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit t’i caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare e me shpenzime të të akuzuarve konform nenit 57, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”.

Kalludra ka shtyer seancën për afat të pacaktuar, raporton Ekonomia Online.

“Meqenëse nuk ka kushte ligjore për mbajtje të seancës së sotme, pra në mungesë të të akuzuarave, kryetari i turpit gjykues merr aktvendim që seanca e shqyrtimit gjyqësor shtyhet në afat të pacaktuar deri sa të krijohen kushtet për mbajtjen e kësaj seance”.

Në seancë ka marrë pjesë vetëm deputeti Faton Topalli, kurse në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së, Flora Borvina e Blerta Deliu-Kodra.

Tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është dashur të paraqitën para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Katër deputetët e VV-së akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015. Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

 

Të ngjashme