Gjykata në veri gati për 17 tetor, më shumë se 50% e stafit janë serbë

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 09:25 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) është i gatshëm që më 17 tetor të fillojë punën në gjykatën në veri të Mitrovicës. 48 gjyqtarët që do të punojnë në këtë gjykatë dhe stafi tjetër administrativ, më shumë se 50% nga komuniteti serb, tashmë janë gati.

Objekti i Gjykatës Themelore të Mitrovicës së veriut ka qenë i gatshëm që të fillojë punën edhe më herët. Për mosfunksionimin e kësaj gjykatë deri më tani nuk ishin problemet teknike, por ato politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar Muhamet Kurtishaj, sekretar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), në një bisedë me Ekonomia Online. Ndonëse, ai r pranon se objekti ka pasur dhe disa probleme teknike.

“Dëmtimet që janë në objekt janë për shkak të ngricave në vitin e kaluar pasi nuk ka pasur staf teknik që të përkujdeset për objektin, janë ngritë gypat dhe kanë pëlcitur. Por nuk ka pasur ndonjë problem serioz që e ka pengu që gjykata me ia filluar punës. Pengesat kanë qenë politike mes dy qeverive kanë mund të merren vesh kur me ia nisë, se pengesat teknike nuk janë problem”, ka thënë ai.

Sekretari i KGjK-së tregoi që renovimi i Gjykatës së veriut dhe asaj të jugut, po bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian (BE).

“Sipas të dhënave që na i kemi marrë prej Komisionit Evropianë është se më 17 tetor gjykatat duhet të fillojnë punën në objektin në veri dhe objektit në jug”, ka pohuar Kurtishaj i cili ka thënë se i gjithë stafi janë të gatshëm.

Sa i përket përbërjes së stafit, Kurtishaj ka pranuar se 54 për qind janë serbë dhe 26 për qind janë shqiptar.

“Sa kam unë informata, 54 për qind staf serbë dhe 26 për qind janë shqiptarë në veri, kurse anasjelltas në Jug”, ka thënë Kurtishaj.

Marrëveshja e Brukselit për drejtësinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është arritur në shkurt të vitit 2015.

Disa herë marrëveshja ishte shtyer së zbatuar nën pretekstin për vonesa teknike, por në të takimin e fundit mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq.

Për rajonin e Mitrovicës është paraparë një Gjykatë Themelore, e cila do të funksionojë në dy objekte në veri dhe jug. Prokuroria do të funksionojë në një objekt në veri.

Në krye të Prokurorisë në Mitrovicë do të jetë një shqiptar, ndërkaq në krye të Gjykatës do të jetë një serb.

Aktualisht, Gjykata Themelore e Mitrovicës është duke funksionuar në Vushtrri.

Gjykatat në veri ndërpreu punën në vitin 2008, pas një sulmi nga një grup protestuesish serbë, që kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe kalimin e Gjykatave tek autoritetet kosovare.

Të ngjashme