Kandidati tjetër për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjyqtari Ilir Bytyqi gjatë fjalës së tij, tha se do të angazhohet për më shumë unitet.
“Duhet të analizohet mundësia e përfaqësimit në KGJK, konkretisht ndryshimet në llogaritje për numrin e anëtarëve, duhet të shqyrtohet në të ardhmen”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se do të jetë pragmatik dhe jo filozofik. Kurse, lidhur me normën, tha se nuk e konsideron si fikse meqenëse ka dëmtuar si normë punën e cilësisë.
“Vlerësimi do të bëhet me mekanizmin orientues të normales që është edhe standard ndërkombëtar.. Mos keni frikë për shkak të interpretimeve të ndryshme juridike”, tha Bytyqi.
Gjyqtari shtoi se pushimi bllok është diskriminues dhe në kundërshtim me Rregulloren e punës, duke shtuar se rregullimi i pushimit duhet të balancojë nevojën e punës.
“Besimi i qytetarëve fillon me besimin e juaj në këtë institucion”, u shpreh Ilir Bytyqi.