“Gjyqtari dhe prokurori u treguan më të mençur e më racionalë sesa kryeministri”

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Opinonisti Vehbi Kajtazi e vlerëson si të duhur ndërrimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak të ish-oficeri serb, Dejan Pantiq.

Kajtazi thotë se gjyqtari dhe prokurori që e ndërruan masën i kanë bërë shërbimin më të mirë vendit, pasi sipas tij, kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dështuan që ta dërgojnë në paraburgim.

“Gjyqtari dhe prokurori që ia ndërruan masën të dyshuarit, Pantiq, i kanë bërë shërbimin më të mirë vendit në këtë kohë të vështirë. Ata u treguan më të mençur e më racional sesa vetë kryeministri”.

“Para se të përgjigjet gjyqtari dhe prokurori për ndërrimin e masës, duhet të përgjigjet Kurti dhe Sveçla se pse dështuan ta dërgojnë të dyshuarin në paraburgim. Nuk pres nga ata që kanë nisur fushatë kundër gjyqtarit dhe prokurorit, ta kuptojnë këtë që po e them. Nuk i fajësoj sepse nuk dinë më shumë” ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është shumë kurreshtar që të dijë se si kur ke akuzë për terrorizëm të dërgohet në arrest shtëpiak.

“Kur ke një akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak jam shumë kureshtar që ta di se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, tha Kurti.

Kujtojmë se ish-oficerit i arrestuar, Dejan Pantiq, u ndal në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat për përfshirje kur në objektin e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, u hodhën shok-bomba.

Të ngjashme