Gjyqtarja Bajrami: Do të jem zëri juaj në adresimin e kërkesave tuaja

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtarja Diora Bajrami, kandidate për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjykatave themelore, në fjalën e saj në tubimin qendror, tha se do të jetë zëri i gjyqtarëve dhe do t’i adresojë kërkesat e tyre.

“Do të jem zëri juaj në adresimin e kërkesave të juaja me qëllim të zgjidhjes së tyre”, tha Bajrami.

Ajo tha se do të jetë zë për trajtim të barabartë të gjyqtarëve dhe do të punojë me përkushtim, ndershmëri dhe bazuar në ligj.

 “Premtoj përkushtim dhe këmbëngulje. Para jush kam vetëm përkrahjen tuaj dhe atë e kërkoj”, shtoi Bajrami.

Të ngjashme