Gjyshi i nxënëses që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharin e quan atë armiku i nxënësve

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, është tentuar të sulmohej nga një gjysh i një nxënëse, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij incidenti, Musli Rexhepi e ka quajtur Rrahman Jasharaj si “armik të nxënëseve”.

“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë sivjet. Erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë ku po mbahej mbledhja e Sindikatës. E pashë, armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj vetëm atë personalisht”.

“Ai e ka marrë një kokëfortësi në vete e i ka nda edhe arsimtarët edhe arsimin. Ky është armik, më i zi se shkau”, deklaroi ai pas përplasjes në klasë”.

Incidenti ka ndodhur në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Të ngjashme