Gliha kërkon maksimumin në dy ndeshjet e ardhshme: Në kombëtare s’luajmë për para, por për shtetin

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 16:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Primozh Gliha, ka mbajtur konferencë për medie në prag të dy ndeshjeve eliminatore – asaj me Zvicrën më 9 shtator në Prishtinë dhe me Rumaninë tre ditë më vonë në udhëtim, raporton Ekonomia Online.

Gliha ka thënë se lojtarët duhet të jenë gati dhe të vdesin në fushë për të marrë më të mirën.

Siç u shpreh ai, në Kombëtare askush nuk duhet të luajë për para dhe se këtë nuk e bëjnë as në shtetin e tij, Slloveni. Ai problematikë e ka parë mungesën e gjetjes së një mesufoshori defanziv.

“Në kombëtare nuk luajmë për para, luajmë për shtetin. Në Slloveni askush, kurrë, nuk ka kërkuar që të luajë nga minuta e parë. Çka është kjo? Jam i shokuar nga kjo situatë. Kjo është turp. Në ligën e Kosovës kam vërejtur që ka mangësi në lojën pa top dhe në defensivë. Siç kam parë, këtu secili dëshiron të luajë sulmues”, ka thënë Gliha.

Kosova ka disa mungesa të rëndësishme për ndeshjet e muajit shtator, derisa Gliha ka zbuluar se kishin në plan ta grumbullojnë edhe Lindon Emërllahun e Ballkanit, por që talenti therandas u lëndua.

“Në futboll, ashtu si në jetë, jo çdo gjë shkon ashtu siç ne duam. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë për problemet që kemi, por për të gjetur zgjidhje, në mënyrë që të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në fushën e blertë. Tani asgjë nuk është e lehtë, pasi ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u lëndua”, u shpreh Gliha.

Krejt në fund Gliha foli edhe për listën, duke treguar edhe arsyen se pse janë grumbulluar edhe disa futbollist të Kosovës U21.

“Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë që kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë”.

“Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën”, u shpreh ai.

Të ngjashme