Britania me numrin më të lartë të të vdekurve nga COVID-19

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Britania ka regjistruar numrin më të lartë të të vdekurve nga COVID-19 që nga muaji maj, raporton Reuters.

Sipas konfirmimit nga Qeveria britanike 532 persona kanë vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, transmeton KOHA.

Kjo është shifra më e lartë që nga 12 maji, ku ishte raportuar për 614 të vdekur.

Derisa gjatë kësaj kohe 20,412 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme