KSHZ: Deri tani kanë dalë 2.45% të votuesve (Video)

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 09:00 kanë dalë 2.45% e qytetarëve.

“Në 3480 vendvotime, votimi kryhet në mënyrë të duhur. Deri në ora 09:00 KSHZ ka mbledhur informacione nga 71.53% të vendvotime dhe deri tani kemi informacione se kanë dalë 2.45% të votuesve. Deri tani në KSHZ janë paraqitur 3 ankesa të cilat janë refuzuar. Qytetarët mund të njoftohen për të drejtat dhe përgjegjësitë, dhe të pyesin tek komisioni komunal zgjedhor dhe numrin falas. Të gjitha të rejat janë në ueb faqen për referendum” thanë nga KSHZ, njofton Telegrafi Maqedoni.

KSHZ me komunikimin e radhës do të del në ora 11:30 për rezultatet dhe të reja deri ora 11:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme