KSHZ publikon rezultatet e para zyrtare, prinë Pendarovski

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka bërë publike rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat konfirmuan fitoren e Stevo Pendarovskit.

KSHZ njofton se gjithsej kanë votuar 844 mijë e 360 votues ose 46.7%.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së  Gordana Siljanovska- Davkova  gjithsej ka fituar 377 mijë e  713 vota ose 44.73%. KSHZ ka ka konfirmuar fitoren e kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, i cili ka arritur të fitojë  436 mijë e 212 vota ose 51.66%.

Pjesëmarrësit në zgjedhje kanë mundësi që deri nesër në ora 19:00 të dorëzojnë ankesat e tyre në lidhje me procesin e votimit dhe deri të mërkurën në ora 17 mund të dorëzojnë ankesa në lidhje me mbledhjen dhe llogaritjen e rezultateve. Deri tani në KSHZ nuk ka arritur asnjë ankesë./Alsat-M/

Të ngjashme