ShBA po kryen studime për reaksionet alergjike ndaj vaksinave Moderna dhe Pfizer

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Amerikan (NIH) njoftoi sot se aktualisht po kryen një studim të rrezikut të reaksioneve alergjike ndaj vaksinave antiCOVID-19, të cilat janë prodhuara nga kompanitë Moderna dhe Pfizer.

Reuters raporton se studimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe rezultatet e të cilit priten në verë, do të përfshijë 3.400 vullnetarë të rritur midis moshës 18 dhe 69-vjeç dhe rreth 60 për qind e pjesëmarrësve do të kenë një histori reaksione alergjike ndaj ushqimit, pickimit të insekteve ose imunoterapisë.

Qëllimi i ekzaminimit është në proporcion me rezultatet e studimit mbi numrin e reaksioneve alergjike të përcaktuara, për të mundësuar ndihmë për të rrezikuarit brenda 90 minutash pas vaksinimit, sipas agjencisë.

Reuters raporton se disa raste të reaksioneve alergjike, përfshirë ato sistemike që mund të jenë të rrezikshme për jetën, të tilla si shoku anafilaktik, janë raportuar në Shtetet e Bashkuara pas imunizimit me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Në janar, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se reaksionet alergjike ndodhin me një frekuencë prej 11.1 për 1 milion vaksina.

Të ngjashme