Shkencëtarët thonë se varianti i ri i Covid-19 prek më lehtë fëmijët

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët janë shprehur të shqetësuar se nga varianti i ri i koronavirusit mund të infektohen më lehtë fëmijët, pasi të dhënat sugjerojnë se përhapet më shpejt në mesin e të rinjve se sa tek të tjerët.

Ekspertët janë duke studiuar variantin e ri të virusit për të kuptuar efektet e tij në pacientë, shkruan The Independent.

Profesori Neil Ferguson nga kolegji “Imperial” i Londrës u tha gazetarëve të hënën se të dhënat për infeksionet në juglindje të Britanisë tregojnë se varianti i ri ka shkallë më të lartë të përhapjes së infeksionit tek fëmijët se sa te të tjerët.

Ndërsa, profesoresha Wendy Barlay tha se ky variant i ri i COVID-19 nuk shënjestron direkt vetëm fëmijët, porse ka më shumë gjasa që ata të infektohen.

“Nuk po themi se ky është një virus që shënjestron specifikisht fëmijët, por e dijmë se COVID-i nuk ka qenë aq efikas sa të ndikojë fëmijët aq sa të rriturit”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme