Vuçiq i gatshëm që të mbrojë interesat e vendit: Le të rrojë Serbia!

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, pas vendimit të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara që e la përjetësisht në burg Ratko Mlladiqin.

Ndërsa vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se “dorëzimi nuk është opsion i Serbisë”, transmeton Klan Kosova.

“Për pak minuta fillon mbledhja e Këshillit të Sigurimit. Ekipi jonë është gati t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe të popullit serb. Dorëzimi nuk është opsion. Le të rrojë Serbia”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe mbledhja e KS të OKB-së e cila vjen në ditën e njëjtë kur lideri i forcave ushtarake serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq, u dënua nga Gjykata e Hagës me dënim të përjetshëm pritet të fillojë nga ora 21:00.

Të ngjashme