Goditet mafia shqiptare në Spanjë, kapet 1 ton kokainë

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 13:08 | Nga

Autoritetet spanjolle i kanë dhënë një goditje të fortë mafias shqiptare në Madrid. Në një operacion të policisë vendase në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rekord kokaine prej 1 ton, si dhe një shumë prej 1.550.000 eurosh.

Në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre edhe lideri i këtij grupi kriminal.

Sipas mediave spanjolle, ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter, duke u heqursikur ishin një kompani që ofronte transport.

Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në Nëntor, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e saj. Ajo ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kishte lidhje të ngushta në Spanjë.

Shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine që vinte nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Në mesin e 5 të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë 2 shqiptarë, 2 spanjollë, si dhe lideri i organizatës me kombësi kolumbiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme