Një fëmijë në Prizren më gjashtë nëntor ishte goditur nga një veturë derisa ishte duke ecur.
Në njoftimin e Policisë thuhet se fëmija ishte duke ecur përballë shkollës fillore “Fatmir Berisha”, pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet në drejtim të panjohur.
“Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës. Prindi e dërgon ne emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi”.
“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.