Vitit 2017 ka filluar suksesshëm për kompaninë Frutex nga Suhareka. Kjo kompani e cila merret me prodhimin e pijeve energjike Golden Eagle dhe lëngjeve Relax, para dy javësh ka bërë eksportit e parë për në shtetin e Irakut, ndërsa sot nisi edhe një tjetër kontingjent për shtetin e Maurituanisë, i cili gjendet në kontinentin Afrikan.
Me nisjen e këtij kontingjenti, Maurituania bëhet shtetit i 25, ku Golden Eagle, po gjen treg.
Sot produktet e kompanisë janë prezent ne shumë vende të Evropës, Afrikës dhe të Azisë.
Gjate vitit 2016 kjo kompani ka pasur 297 eksporte duke u radhitur si eksportuesi më i suksesshëm në Kosovë.