Golden State shpallet kampion i NBA-së

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 09:00 | Nga

Golden State Warriors janë shpallur kampionë të NBA-së për herë të tretë brenda katër vjetësh, duke mposhtur Cleveland Cavaliers edhe në ndeshjen e katërt të serisë finale.

“Kemi një grumbuj lojtarësh që nuk mërziten për asgjë, por të jenë vetëm në parket dhe të fitojnë”, ka thënë MVP-ja i finaleve, Kevin Durant.

“Luftëtarët” u bën ekipi i parë që prej vitit 2013 që fitojnë titullin dy herë rresht, duke mposhtur “Kalorësit” e Clevelandit me rezultat 108-85 në ndeshjen e katërt të zhvilluar në Cleveland.

LeBron James që me gjasë ka luajtur ndeshjen e fundit me “Kalorësit”, realizoi vetëm 23 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime. Pas ndeshjes ai tha se ka luajtur me dhimbje të mëdha shkaku i lëndimit të dorës që e pësoi në ndeshjen e parë finale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme