Grabitet me armë institucioni mikrofinanciar në Drenas, kapet i maskuari

Foto nga arkivi: Ekonomia Online
Drenas | 14 Mar 2019 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje e armatosur ka ndodhur, sot pasdite, në një institucion mikrofinanciar në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Ekonomia Online. Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:30 në Drenas, në një institucionin financiar, ka ndodhur grabitje e armatosur.

Sipas Ahmetit, një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Por shpejt është arrestuar.

“Rreth orës 16 : 30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkëpunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti për Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme