Grabitje e armatosur në filialin e një banke në Veternik

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një grabitje e armatosur në një filial banke, në lagjen Veternik në Prishtinë.

Dyshohet se në këtë grabitje kanë marrë pjesë së paku dy persona, të maskuar dhe të armatosur më armë zjarri, raporton Koha.net.

Nga informacionet e para është ngritur dyshimi se të njëjtit kanë grabitur një shumë parash, vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet nga zyrtarët e bankës, dhe më pas me veturën e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme, vëzhgimin e vendit të ngjarjes si dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin.

Ndërkohe që janë ndërmarrë veprimet e sipër cekura, po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme