Grafiti i UÇK-së në Kllokot, alarmon serbët

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 11:59 | Nga
Në Verboc, pranë Kllokotit, vendbanim ky që jentojnë serbët, është bërë një grafit ““UÇK Welcome Kosova”.
Sipas mediave serbe, kjo është një tjetër seri e provokimeve që shqetësojnë serbët që jetojnë në Kosovë.

Sipas B92, qytetarët serb të Verbocit thonë se ky grafik është për të frikësuar popullatën joshqiptare, të cilët jetojnë në Kllokot dhe në rrethinë, transmeton lajmi.net.

“Kjo është për të frikësuar popullin serb, nuk është e njëjtë, por kërkojnë largimin e serbëve nga Kosova”, ka thënë Zoran Simiq.

Komandanti i stacionit policor të Kllokotit në Kosovë Boban Todoroviq thotë se policia ka bërë shikimin, ka fotografuar grafitin dhe po përpiqet të gjejë autorët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme