Greqi, Nikos Kotzias kërcënohet sërish. Një anonim i telefonon në shtëpi

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është kërcënuar përsëri me jetë. Një person i panjohur, që ka telefonuar në mënyrë anonime në numrin e telefonit të shtëpisë së tij, i ka thënë ish-ministrit grek se do ta ekzekutojë.

Vlen të përmendet se Kotzias është kërcënuar edhe në të kaluarën, të paktën dy herë, e madje në adresën e tij janë dërguar zarfe me plumba pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës. Sipas disa burimeve policore, kërcënimet e reja u janë atribuuar përpjekjeve të tij për kontrollin e fondeve sekrete.

Pasi është mësuar lajmi, kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar nëpërmjet një postimi në Twitter, duke thënë se “kërcënimet ndaj jetës së Nikos Kotziasit përbëjnë një tjetër provë se në çfarë udhëkryqi çon nacionalizmi i verbër dhe kultivimi i urrejtjes”.

Sipas kryeministrit grek, Nikos Kotzias i shërbeu vendit të tij me përkushtim dhe vendosmëri si ministër i Jashtëm, e askush, me çfarëdolloj preteksti, nuk mund të vërë në dyshim patriotizmin e tij dhe për më tepër ta kërcënojë me jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme