Greqi: Vetura godet për vdekje pesë vjeçaren shqiptare

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë pesëvjeçare me kombësi shqiptare është goditur për vdekje nga një makinë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lechaina. Vajza ndodhej bashkë me prindërit e saj të cilët po punonin në një serrë, derisa atë e goditi vetura në rrugë, raporton Patris News, transmeton KlanKosova.tv.

“Drejtuesi i automjetit është arrestuar, derisa varrimi i pesëvjeçares pritet të bëhet në Shqipëri”, shkruajnë mediat greke.

Vajzës është provuar që t’i jepet ndihma e parë, por ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme