Greqia do të heqë kontrollet e kapitalit

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 13:44 | Nga

Ministria greke e Financave dhe Banka e Greqisë po planifikojnë të heqin plotësisht kontrollet e kapitalit deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, sipas mediave greke.

Autoritetet pritet të fillojnë në ditët e ardhshme duke hequr kufizimet për tërheqjen e parave nga bankat greke, ku tavani aktual është 5,000 euro në muaj për llogari bankare.

Një ndërhyrje e menjëhershme do të përfshijë heqjen e të gjitha kufizimeve për transferimin e parave jashtë vendit, si për individët ashtu edhe për kompanitë.

“Nëse gjithçka shkon mirë dhe duke ndalur ndonjë trazirë të paparashikueshme politike apo ekonomike, këto lëvizje do të kryhen deri në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit të ardhshëm, maksimumi, me heqjen e plotë të kontrollit të kapitalit, në mënyrë që të ndihmohet sistemi bankar dhe ekonomia t’i kthehet normalitetit”, thanë burimet për “ekathimerini”.

Në çdo rast, heqja e kufizimeve pritet të përcjellë një mesazh pozitiv në tregje për besueshmërinë e bankave greke, aksionet e të cilave kanë marrë një goditje së fundmi, pjesërisht për shkak të mungesës së investitorëve nga Greqia.

Më herët ministri i financave Euklid Tsakalotos njoftoi heqjen e kufizimeve ndaj bankave greke dhe tregoi se pas kësaj do të vinte faza përfundimtare që përfshin transfertat e parave jashtë vendit.

Greqia vendosi kontrollet e kapitalit në verën e vitit 2015, pasi Banka Qendrore Evropiane refuzoi të rrisë fondet e emergjencës për bankat e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme