Gruaja e Muriqit rrit spekulimet për largimin e sulmuesit të Kosovës nga Lazio

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Eksperienca e Vedat Muriqit në Lazio mund të marrë fund shumë shpejt.

Futbollisti kosovar nuk ka arritur asnjëherë të lërë gjurmë në ekipin italian. Prandaj, sulmuesi prizrenas mund të largohet nga Roma qysh në janar.

Mediat turke raportojnë se 27-vjeçari e preferon rikthimin në Fenerbahçe.

Spekulimet i ka rritur edhe më shumë gruaja e Muriqit, e cila ka hedhur një foto të burrit të saj me spekulimet që e lidhin me Fenerbahcen dhe në sfond dëgjohet kënga “ëndrra”, një sinjal sikur edhe Muriqi ëndërron kthimin në Turqi, atje ku u shndërruar në futbollistin që është sot.

Të ngjashme