Gruaja e Pantiqit falënderon Vuçiqin: Është dita më e lumtur e jetës sime

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Suzana Pantiq, gruaja e ish-oficerit të policisë Dejan Pantiq, u gëzua kur mori lajmin se burri i saj po kthehej në shtëpi pas tre javësh paraburgim.

“E mora vesh lajmin, më thirri presidenti Vuçiq para jush, më tha se i ka bërë të gjitha, se është munduar, se përpjekja ka pasur sukses. Më pyeti se si ndihesha”, ka thënë Suzana Pantiq, bashkëshortja e të arrestuarit Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit u pasua me barrikada në Kosovë.

E pyetur se si ndihet ajo ka thënë se kjo është dita më e lumtur në jetën e saj.

Gëzimin nuk e ka fshehur as djali i Pantiqit, Predrag.

“Nuk ka njeri më të lumtur se ne tash, faleminderit të gjithëve, faleminderit njerëzve, faleminderit Serbisë, veçanërisht faleminderit presidentit Vuçiq, ne presim që babai ynë të vijë në shtëpi gjatë ditës”, tha Predrag Pantiq.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndryshuar masën e paraburgimit Pantiqit në masë të arrestit shtëpiak.

Pantiq akuzohet për sulm terrorist, nën dyshimet se kishte sulmuar zyrat e KQZ-së në veri të Mitrovicës. 

Të ngjashme