Gruaja lajmëron në Polici bashkëshortin e sëmurë psiqik, ishte i armatosur

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar nga Policia, pasi bashkëshortja e tij kishte lajmëruar se burri i saj me të meta mendore është i armatosur.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj  me të meta mendore mashkull K/Shqiptar, posedon një armë (revole). Arma  e llojit “Ekol Special”, kal 9 mm, me një karikator pa fishe, vullnetarisht është dorëzuar dhe  konfiskuar nga i dyshuari. Po ashtu të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor.  Me vendim të Prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme