Gruas nga Shtimja i gjenden armë e fishekë në shtëpi

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një shtëpi në Shtime, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me gas.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Shtime, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me gas, dhe 66 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme