Gruda e vazhdon huazimin te RB Leipzig

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

RB Leipzig ka konfirmuar se Brajan Gruda do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin 2026/27, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Brightonin për zgjatjen e huazimit të mesfushorit ofensiv.

22-vjeçari iu bashkua Leipzigut në muajin shkurt të vitit 2026 nga klubi anglez dhe pati një ndikim të menjëhershëm në skuadër, shkruan Indeksonline

Gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, Gruda zhvilloi 14 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime.

Paraqitjet e tij bindëse kanë bërë që drejtuesit e RB Leipzig të sigurojnë vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon, me synimin që mesfushori ofensiv të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në ekip gjatë edicionit 2026/27.

Të ngjashme