Gruevski: Kjo është kënga e re e Zaevit

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 18:12 | Nga

Ish-kryeministiri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shkruar në kolumn një rrjetin social facebook, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai akuzon kryeministrin e vendit, Zoran Zaev për rritjen e taksave dhe vjeljen e parave nga qytetarët e varfër.

“Qeveria e LSDM-së ka një plan për të rritur gradualisht pjesën e tatimeve dhe kontributeve. Për këtë e kanë njoftuar Bankën Botërore qysh në javët e para ku hynë në qeveri. Njoftimi u bë personalishtë nga ministri i financave, i cili theksoi se kjo rritje do të bëhet gradualisht.

Në periudhën parazgjedhore në mënyrë të turpshme ata kanë pohuar se do të futet një taksë progresive mbi të ardhurat personale, e cila për të varfërit do të reduktoj tatimin, ndërsa të pasurit do të paguajnë më shumë. Por pas zgjedhjeve këndohet një këngë e re. Kënga e vjetër ishte për ti marrë votat e qytetarëve, ndërsa kënga e re për tiu marrë paratë qytetarëve, tashmë kur i kanë fituar zgjedhjet”, ka shkruar ndër të tjera Gruevski.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme