Sonte në finalen e Ligës së Kampionëve, do të takohen dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Liverpool, përcjell Klan Kosova.
Ndërkaq, para ndeshjes ju mund të shërbeheni me një grumbull statistikash interesante që është mirë t’i keni në konsideratë para fishkëllimës së parë:
Liverpool kthehet në finale të Ligës së Kampionëve pas 11 vjetësh. Më 2007 ishte ndeshur me Milanin.
Nga pesë finalet e mëparshme që Liverpool i ka fituar, vetëm në njërën ka arritur të triumfojë me më shumë se një gol epërsi – më 1977 kur e kishte mposhtur Borussia Monchengladbach, 3:1.
Skuadra e Jurgen Klopp ka shënuar 46 gola në 14 ndeshjet e këtij edicioni, si dhe i kanë realizuar 19 gola në pesë ndeshjet e tyre të fundit evropiane si mysafirë.
Mohamed Salah dhe Roberto Firmino janë lojtarët e vetëm që janë paraqitur në të 14 ndeshjet e sivjetme në rrugëtimin e Liverpool-it për në finale.
Është hera e parë për secilin lojtar aktual të Liverpool-it që luan në një finale të Ligës së Kampionëve, ndërkaq te formaconi aktual i Real Madridit, 14 prej tyre kanë luajtur në finale edhe më herët.
Jurgen Klopp është përballur me Real Madridin gjashtë herë, sa ishte trajner i Borussia Dortmund-it, prej të cilave, tri i ka fituar, dy i ka humbur dhe ka arritur një barazim.
Salah dhe Ronaldo kanë nga 44 gola të shënuar këtë sezon për skuadrat e tyre.
Ka shumë kohë që një klub spanjoll nuk i ka humbur finalet e ndonjë gare evropiane nga ndonjë klub jospanjoll. Në 17 vjetët e fundit, klubet nga Spanja e kanë një bilanc prej 13:0 me pjesën tjetër të Evropës.
Liverpool duhet t’i ruhet Cristiano Ronaldo-s i cili është lojtari i vetëm që ka shënuar në tri finale të Ligës së Kampionëve, më 2008 për Manchester United-in, dhe më 2014 e 2017 për Real Madridin.
Ronaldo ka realizuar tri herë në 11 paraqitjet e tij kundër Liverpool-it, duke i fituar shtatë prej tyre, dhe duke i humbur tri.
Kjo është finalja e 31-të e UEFA-së për Realin, prej tyre e 15-ta në Kupën e Evropës / Ligën e Kampionëve, ndërkaq e 20-ta për Liverpool-in (e shtata në Ligën e Kampionëve).
Real Madridi ka shënuar në 29 ndeshjet e fundit në Evropë, ndërkaq hera e fundit kur ka dështuar të shënojë ka qenë në ndeshjen me Manchester City-n në edicionin 2015-2016, në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.
70 gola janë shënuar nga të dyja ekipet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, 30 nga Real Madridi dhe 40 nga Liverpool.
Këto klube janë ndeshur pesë herë në këtë kompeticion, Reali numëron tri fitore ndërkaq Liverpool dy.
Finalja e 1981-të kur Liverpool e kishte mposhtur Real Madridin është e vetmja ku një skuadër angleze e ka mundur ndonjë skuadër spanjolle në finalen e Kupës së Evropës (Ligës së Kampionëve).
Kjo është hera e nëntë që një finale mes dy klubeve përsëritet, dhe e katërta në të cilën është përfshirë Reali.
Salah ka luajtur dy herë kundër Real Madridit dhe nuk ka shënuar ende, madje asnjë egjiptian nuk ka arritur ta bëjë këtë.
Zinedine Zidane kurrë s’është përballur me Liverpool-in sa ka qenë lojtar.
Real Madridit ka luajtur katër herë në Kiev (ku do të mbahet finalja), dhe të katër herët është ndeshur me Dinamon e Kievit – ku ka një bilanc prej një fitoreje, një humbjeje dhe dy barazimeve.
Gjyqtari Millorad Mazhiq e ka referuar dy herë Real Madridin – njërën mbretërit e kanë fituar, ndërkaq ndeshja tjetër ka qenë barazim.
Cristiano Ronaldo dhe Loris Karius kanë luajtur 1 mijë e 80 minuta në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pra çdo minutë.
Liverpool i ka shfrytëzuar 24 lojtarë gjatë këtij edicioni, ndërkaq Real Madrid 23.
Firmino ka marrë pjesë në 18 nga 40 golat e Liverpool-it në Ligën e Kampionëve, prej të cilave 10 i ka shënuar vet.
Megjithatë, golashënuesi më i mirë sivjet në Ligën e Kampionëve është Cristiano Ronaldo me 15 gola.
Ndërkaq James Milner i Liverpool-it i ka regjistruar nëntë asistime.
Në paraqitjet e tij këtë edicion në Ligën e Kampionëve, Firmino ka vrapuar 119 mijë e 227 kilometra, më shumë se të gjithë lojtarët tjerë të finales.
Kjo është hera e tretë që Liverpool arrin finalen e Champions, pasi që ka luajtur në fazën kualifikuese. Këtë e ka bërë më edhe në stinorët 2004/5 dhe 2006/07.
Vetëm katër trajnerë gjermanë e kanë fituar Ligën e Kampionëve: Udo Lattek, Dettmar Cramer, Ottmar Hitzfeld dhe Jupp Heynckes.
Gareth Bale ka luajtur kundër Liverpool-it 10 herë, dhe ka shënuar vetëm një herë.
Nga 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve, Loris Karius i Liverpool-it nuk ka pranuar gol në gjashtë prej tyre.
Gareth Bale ende nuk e ka humbur asnjë finale me Real Madridin. I ka fituar që të nëntat.
Sergio Ramos është golashënuesi i pestë më i mirë mbrojtës në ligën e Kampionëve. AI i ka shënuar 11 gola, dy prej tyre në finale. Vetëm Roberto Carlos ka shënuar më shumë, 16 sosh.
Karim Benzema i ka shënuar tri gola në dy ndeshje ndaj Liverpool-it, dhe që të dyjat i ka fituar Real Madridi.
Liverpool ka luajtur dy herë në Kiev, prej tyre ka një fitore dhe një barazim.
Liverpool ka shënuar pesë herë nga goditjet nga këndi këtë edicion.
Kjo do të jetë finalja e tretë evropiane për Jurgen Klopp. Dy të parat i ka humbur.
Real Madridi i ka humbur tetë ndeshje, dhe i ka fituar 13 kundër skuadrave angleze në Ligën e Kampionëve.
Kanë kaluar dy dekada qëkur një ekip i ka arritur tri finale me radhë. I fundit kishte qenë Juventusi, pjesë e të cilëve ishte edhe Zinedine Zidane atëkohë.
Në finalet e Ligës së Kampionëve janë shënuar 172 gola.
Zidane i fiton gjithmonë finalet – së paku të shtatat në të cilat ka qenë i ka fituar.
Zidane mund ta barazojë ish-trajnerin e Liverpool-it, Bob Paisley, me tri Liga të Kampionëve të fituara si trajner.