Grupi “Rugovasit” merr përgjegjësinë për sulmin ndaj RTK-së

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 09:59 | Nga

Një grup anonim i quajtur “Rugovasit” kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

I njëjti grup kishte marrë përgjegjësinë edhe për sulmin në Kuvendin e Kosovës dhe për hedhjen e një bombe që nuk kishte shpërthyer në shtëpinë e Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin.

“Mbrëmë e sulmuam RTK-në me granat dore”, thuhet në këtë marrje përgjegjësie, nga ky grup që njoftimet i bënë përmes një adrese elektronike – [email protected].

“RTK-ja është rreshtuar në anën e qeverisë dhe po i shet bjeshkët tona”, thuhet më tej në mesazhin elektronik të “Rugovasëve”.

Të njëjtit thonë se “nëse Qeveria nuk ndalet sulmet tona kanë me u ashpërsuar përherë e më shumë”.

Policia ende nuk ka thënë një version zyrtar për rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme