Pavarësisht se arritën që këtë sezon të dominonin Premier League-n, objektivi mbetet fitimi i Champions League.
Isco është në shënjestrën e Pep Guardiolës, i cili e sheh atë si lojtarin që do të ndihmojë Manchester City-n të fitojë Championsin.
Anglezët ishin pranë finalizimit të marrëveshjes përpara 5 viteve, por mesfushori papritur zgjodhi të firmoste për Realin e Madridit.
Pronarët e Manchester City-t kishin bërë gati edhe avionin privat që do të sillte ish-fubollistin e Malagas në “Etihad Stadium”, kur gjithçka mori një rrjedhë tjetër dhe spanjolli fluturoi drejt Madridit.
Tani, përpara ndeshjesh finale të Champions League ndërmjet Realit dhe Liverpoolit po qarkullojnë zëra se trajneri i Citizens, Pep Guardiola, e ka kthyer Iscon në objektiv të merkatos, transmeton “SS”.
Pavarësisht se arritën që këtë sezon të dominonin Premier League-n, objektivi mbetet fitimi i Champions League.
Manchester City është gati të paguajë 80 milionë euro, plus bonuse, për mesfushorin, me këtë të fundit që mund të largohet nga madrilenët për shkak të konkurrencës që ka për pozicionin e tij në skuadrën e Zidane.