Guardiola respekton Mourinhon para derbit lokal

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 16:59 | Nga

Pep Guardiola ka treguar që ka respekt maksimal për rivalin e tij, Jose Mourinho.

Trajneri spanjoll ka deklaruar para derbit lokal se ka respekt për kundërshtarin e tij, Jose Mourinhon, por kjo ndodh me të gjithë kolegët dhe jo vetëm me të.

“Kam shumë respekt për Jose Mourinhon”, ka deklaruar fillimisht Guardiola.

 “Unë gjithmonë përpiqem për të mësuar nga të gjithë kolegët e mi”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho do të ndeshen nesër (shtunë) në takimin e tyre të parë në Ligën Premier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme