Haaland: Ibrahimovic dhe Ronaldo ishin idhujt e fëmijërisë sime

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland ka zbuluar se Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic janë dy lojtarët të cilët ai i adhuronte gjatë fëmijërisë së tij.

Sulmuesi i Borussia Dortmund Haaland është njeri u momentit në futboll, pasi një ecurie të jashtëzakonshme të golave që i ka shënuar në sezonin 2019/20, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se cilin lojtar e adhuronte si fëmijë, norvegjezi tha se nuk mund ta zgjidhte vetëm një.

“Idhulli imë më i madh si fëmijë? Kam pasur shumë, nga Zlatan Ibrahimovic te Cristiano Ronaldo”, tha Haaland.

“Lojtarë si këta”, shtoi ai.

Nuk mund të them vetëm një, prandaj do t’i them dy: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic”, theksoi ai. 

Të ngjashme