Hajdari: Falë masave qeveritare është rritur numri i bizneseve, po ashtu edhe investimet e huaja

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 15:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë, teksa u shpreh se falë masave qeveritare është rritur numri i bizneseve në Kosovë, po ashtu edhe investimet e huaja, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hajdari para deputetëve ka folur edhe për rritje të inspektimeve, me ç’rast, ka potencuar se është shtuar numri i inspektorëve.

Hajdari foli edhe për realizimin e marrëveshjes në kuadër të CEFTA-s.

“Tani në Kuvend është edhe ligji për Konsumatorin. Gjatë vitit 2022 kemi realizuar inicimin e marrëveshjes të tregut të lirë me vendet e EFTA-s. Kemi negociuar edhe marrëveshjen e tregut të përbashkët, negociatat kanë përfunduar dhe tani do të krijohet drafti. Kemi ekzekutuar rreth 5.5 milionë euro për bizneset përfituese, bashkë me MFPT. Nga marsi i vitit 2022 janë realizuar 3 sesione informuese për bizneset e diasporës. Eksporti i mallrave në vitin 2022 kemi rritje për 26% rritje”, tha Hajdari.

Të ngjashme