Ekonomia Online
FUNDIT

Hajnat në Gjermani vjedhin relikte 1000 vjeçare të një shenjtori

Hajnat në Gjermani vjedhin relikte 1000 vjeçare të një shenjtori

Persona të panjohur kanë vjedhur relikte mijëra vjeçare të një shenjtori nga një kishë mesjetare në Regensburg në Gjermaninë jugore. Eshtrat e Shën Wolfgang, një peshkop mesjetar, u hoqën me forcë nga kisha që mban të njëjtin emër. “Hajdutët vodhën relikte nga qelqi dhe çeliku i papërshkueshëm nga plumbi duke përdorur forcë të madhe. Dëmi […]

Persona të panjohur kanë vjedhur relikte mijëra vjeçare të një shenjtori nga një kishë mesjetare në Regensburg në Gjermaninë jugore.

Eshtrat e Shën Wolfgang, një peshkop mesjetar, u hoqën me forcë nga kisha që mban të njëjtin emër.

“Hajdutët vodhën relikte nga qelqi dhe çeliku i papërshkueshëm nga plumbi duke përdorur forcë të madhe. Dëmi jo pasuror është i pamatshëm,” njoftoi kisha.

Vjedhja ndodhi vetëm disa ditë para ditës së Shën Wolfgang më 31 tetor.

Wolfgang, i cili vdiq në vitin 994, ishte peshkopi i parë i Regensburgut. Ai u shenjtërua në vitin 1052. Siç është zakon me reliktet mesjetare, pjesë të trupit të tij janë varrosur në vende të ndryshme.

Ka dy varre të Wolfgang në Regensburg. Shumica e relikteve mbahen në bazilikën Emmerams, dhe ato më të vogla në kishën e Shën Wolfgang. Reliktet e tjera të Wolfgang gjenden në Austri dhe Portugali.

Të ngjashme