Haki Abazi akuzon Liburn Aliu për korrupsion të pastër: E legalizon krimin e mafisë ndërtimore

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 11:36 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar ministrin e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu për korrupsion të pastër.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për kontratat njëburimore të Qeverisë së Kosovës, Abazi ka thënë se ministri Aliu e ka legalizuar krimin e mafisë ndërtimore.

“Si në rastin e ligjit për legalizimin e ndërtesave pa leje, ku është korrupsion i lartë, e që për konsekuencë e për pasojë ka ngarkesën e të gjithë barrës financiare mbi qytetarin te ministria e zotit Liburn, që është i ulur këtu. Është korrupsion i pastër, është korrupsion që legalizon kriminalitetin e mafisë ndërtimore në Kosovë për 20 vite”, ka thënë Abazi.

Të ngjashme