Haki Abazi tregon se a ka qenë në dhomën e përgjimeve në PTK

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ud i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe zv/kryeministri në detyrë Haki Abazi kanë qëndruar për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK. pa vendim të prokurorit.

Haki Abazi, emri i të cilit u lakua nga Thaçi, në një deklaratë dhënë për Periskopin thotë se nuk ka qenë asnjëherë në ambientet e Postës dhe Telekomit të Kosovës. ‘

’Jo, në PTK nuk kam hyrë asnjëherë’’, tha Abazi shkurt për Periskopin.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mohuar që ka qenë në PTK ndërsa deklaratat e presidentit i ka quajtur ‘gënjeshtra dhe shpifje. Kurti ka inkurajuar edhe kryeprokurin që ta intervistojë Presidentin në lidhje me këto akuza.

Ndërsa sot, ish-kryeshefi i PTK-së, Bedri Istrefi ka thënë se që të tre  kanë shkuar në dhomën e përgjimeve të PTK-së dhe janë ndalur kamerat e vizitës.

Istrefi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë rastin ngase sipas tij me këtë veprim është cënuar siguria dhe privatësia e çdo qytetari në Kosovë.

Ai ka thënë se në dhomën e përgjimeve në PTK ekziston një server nga i cili fshihen biseda dhe të njëjtat mund të barten me nje USB tek secili person. Sipas Istrefit, në atë dhomë nuk ka të drejt të futet asnjë person pa urdhërin e Prokurorisë.

Të ngjashme