Haki Rugova rizgjidhet kryetar i LDK-së në Istog

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së në Istog e ka rizgjedhur kryetar të degës, Haki Rugovën.

Punimet e Kuvendit të Nëntë Zgjedhor në Istog i përcollën dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.

Ndërsa, kryetari aktual i degës, Haki Rugova mori besimin edhe për një mandat tjetër katër vjeçar të udhëheqë këtë parti, e cila qeveris me Istogun që nga viti 2000.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme