Hakradinaj për heroin Fahri Fazliu: Kontributi i tij në shërbim të Atdheut do të kujtohet ndër breza

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së heroit të kombit, Fahri Fazliu, në qendër të Obiliqit.

Haradinaj ka thënë se Fahri Fazliu i takon brezit të hershëm të lëvizjes për liri.

“Fahri Fazliu i takon brezit të hershëm të lëvizjes për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë për çlirimin e Kosovës. Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, ai po përjetësohet në bronz, në qendër të Obiliqit”.

“Kontributi i tij jetësor në shërbim të lirisë së Atdheut do të nderohet ndër breza!”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme