Haliti nuk përmend emra kush e hodhi gazin lotsjellës, Ibishi thotë Kurti

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 15:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas pauzës së seancës gjyqësore për deputetët e LVV të cilët po akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës, Xhavit Haliti në cilësinë e dëshmitarit iu ka përgjigjur pyetjeve të prokurorit.

Haliti tha se ka pasur hedhje të gazit dhe thuajse të gjithë kanë hedhur gaz sepse sipas tij, kjo ka qenë një kauzë e opozitës të asaj kohe.

Haliti ka mohuar të ketë parë ndonjërin prej të akuzuarve të ketë hedhur gaz. Ai tha se seancat e Kuvendit nuk ka pasur mundësi të mbahet për shkake të gazit.

Prandaj kanë gjetur mënyra alternative për të vazhduar seancat e Kuvendit.  Haliti ka konsideruar që ka pasur pengesë të punës së Kuvendit. Ai ka thënë se nuk ka parë dikën të jetë lënduar.

“Në sallë kam praktiuar të dal i fundit dhe nuk kam parë që dikush brenda ka mbetur i alivanosur kurse nga jashtë nuk e di nëse ka pasur të lënduar”, ka thënë Haliti.

Pyjet për Halitin i ka vazhduar edhe i akuzuari, Albin Kurti. Kurti ka pyetur Halitin nëse gjatë periudhës kur janë nënshkruar ato marrëveshje a ka qenë në pushim vjetor apo jo. Haliti i është përgjigjur duke thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës “Po”.

Po ashtu edhe deputetja Albulena Haxhiu ka pyetur nëse deputeti e jep betimin për mbrojtje të territorit të vendit. Haliti ka thënë se detyrimi i tij është të ruaj integritetin institucional. Ai ka thënë se integritetin terrritorial në Kosovë aktualisht mbrohet nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Ish-deputeti Nuredin Ibishi, dëshmitari i prokurorisë , në pyetjet e prokurorit Valdet Gashi ka deklaruar se gazin lotsjellës e ka hedhur Albin Kurti.

Ai ka thënë se në mes foltores së deputetëve dhe rendit të parë të ulëseve të PDK-së është hedhur gazi lotsjellës dhe se kanë pasur pengesa për mbajtjen e seancës.

Ibishi ka deklaruar se ka pasur gaz edhe në seancat e tjera të kuvendit, por ai tha se nuk mund të specifikoj se nga kush është hedhur gazi pasi sipas tij shumica e deputetëve të opozitës në atë kohë kanë hedhur gaz.

Pavarësisht që dëshmitarit Ibishi nuk iu është kujtuar që ka dhënë deklarate në prokurori, prokurori i rastit e ballafaqoi atë.

Ai tha se rrethanat kanë qenë të asi lloji që nuk mund të specifikoj gjithsecili prej të akuzuarve se si dhe kush ka hedh gaz.

Ibishi ka treguar se Kurti ka qëndruar gjatë gjithë kohës para tymit. Kurti e ka pyetur se ku është bazuar se gazi lotsjellës është armë.

Kurse Ibishi ka thënë se edhe me Kodin Penal, por edhe në ligjin për armët njihet si i tillë.

Ai po ashtu ka pyetur nëse ka parë ndonjë deputet ndonjëherë në Kuvend të ketë parë me armë në Kuvend, kurse Ibishi ka thënë se përpos atyre me gaz jo asnjëherë.

Të ngjashme