Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, raporton Ekonomia Online.
Në takim ka qenë prezent edhe Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari.
Ballanca fillimisht është takuar me kreun e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin. Kurse pasdite ajo takohet me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.