Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza përmes një videoje ka thënë se i respektojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe oponentët politikë.
Hamza thotë se në momentin kur do të jetë në qeveri do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës, siç thotë ai, janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm dhe janë njerëz punëtorë.
Andaj, Hamza thërret të gjithë qytetarët se më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dal me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.