Hamza: Përkrahim çdo vendim që merr Kuvendi, asnjë kazino s’është e licencuar

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 12:34 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, pranoi se çfarëdo vendimi që merr Kuvendi në lidhje me lojërat e fatit do ta pranojë ndërsa shtoi se koncept dokumenti është krijuar në Qeveri dhe se janë të gatshëm të sjellin propozimin ashtu siç vendos Kuvendi, raporton Ekonomia Online.

“Koncept dokumenti është krijuar në Qeveri dhe jemi të gatshëm që qysh të vendosë Kuvendi të vijmë me propozim në Kuvend. Ne jemi të gatshëm me dhënë kontributin tonë edhe përmes Kuvendit. Nëse Kuvendi vendosë të kemi hartim të ligjit që e rregullon këtë fushë me direktiva të BE-së ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon të sjellë një Ligj për Sjelljen e Lojërave të Fatit në zona të pabanuara ne e përkrahim. Por nëse Kuvendi thotë që të hiqen lojërat e fatit ne e përkrahim. Për cilindo opsion që të përcaktohet Kuvendi ne jemi pro”, ka thënë Hamza.

Ai tha se në Kosovë asnjë kazino nuk është e licencuar.

“Në Kosovë asnjë kazino nuk është e licencuar. 185 gjoba për pika basti të palicencuara. Janë trajtuar 280 raste me miliona euro gjoba”, tha Hamza.

Të ngjashme