Hamza: Vendimi për rritjen e pagave s’ka efekt financiar

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 11:20 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në interpelancën e kryeministrit Haradinaj në lidhje me vendimin për rritjen e pagave, ministri i financave, Bedri Hamza, tha se vendimi nuk ka prodhuar efekt financiar dhe se sektori i pagave rregullohet përmes reformës së administratës publike. Ai tha gjithashtu se deputetët e kanë pagën dyfish më të madhe se sa ministrat, raporton Ekonomia Online.

“Ky është vendim që nuk ka prodhu efekt financiar, nuk ka funksionu dhe duam ta qartësojmë, vendimi është i pezulluar dhe varësisht prej vendimit të Gjykatës Kushtetuse do të jenë veprimet vijuese. Kushdo që e ka pa këtë është dasht me hi me hulumtu pak, sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj. Ligjet që lidhen me reformën e administratës publike, është një reformë që është obligative për neve, nuk jam tu e lujt rolin e avokatit të asnjë vendimi. Deputete Haxhiu ma thuaj një vend ku shumica e bartësëve e kanë pagën më të madhe se të ministit, po ma thuaj sepse deputeti e ka dyfishin e pagës së ministrit. Merre pak me qetësi edhe kur ngrit çështje, duhet me i ngrit çështjet në parim”, tha Hamza.

 

Të ngjashme