Hapen procedurat e tenderimit për ndërtimin e tri shkollave në kryeqytet

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë hapur procedurat  e tenderimit për fillimin e ndërtimit të tri shkollave të reja në kryeqytet.

Shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet Mat, Sofali dhe Veternik.

Ahmeti në Facebook po ashtu ka njoftuar se pas një vlerësimi mjedisor, do të hapet procedurat e tenderimit edhe për shkollën në Arbëri.

Postimi i plotë i tij:

Dje ka dal njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla të reja në Prishtinë, në Mat, Sofali e Veternik (afër Lagjes Qendresa). E pas një vlerësimi mjedisor së shpejti edhe për shkollen e katërt në Arbëri afër Komunes se Re.

Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metoden PFI (Private Finance Initiative).   Shkollat janë dizajnuar nga një Kompania Italiano Kolombiane e përzgjedhur nga Bank Botërore dhe do të jene ndër shkollat më moderne në Kosovë.

Faza e parë e tenderimit është parakualifikimi ku pastaj kompanitë që i kalojnë kushtet do të ftohen për të ofertuar.

Me këtë e kompletojmë rrjetin primar të shkollave!

Të ngjashme