Hapet Panairi i edukimit “Studioni në Francë”, dhjetë universitete paraqesin programet e tyre

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 10:54 | Nga Medina Mehemti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për herë të parë është hapur Panairi i edukimit “Studioni në Francë”, ku shumë të rinj ishin të interesuar  për studime në nivelet bachelor, master e PhD në Francë.

Në panair morën pjesë dhjetë universitete franceze për të paraqitur programet e tyre të studimit dhe mundësitë e lëvizjes në Francë për studentët kosovarë, raporton Ekonomia Online. Ky panairi organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Karrierës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ambasada e Francës në Kosovë.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare ka synim ngritjen e cilësisë së arsimit dhe u mundëson studentëve që përmes përvojës së fituar gjatë studimeve semestrale jashtë vendit të kontribuojnë për Kosovën pas kthimit në vendlindje.

“Synimi i menaxhmentit është rritja e cilësisë dhe ndërtimi i urave të komunikimit me universitete kredibile në Francë. Panairi i edukimit që po hapim sot është një ndërmarrësi për zhvillim të qendrës së karrierës që ka për qëllim informimin e drejtë për mundësi studimi. Qendra e karrierës është duke bërë një punë të mirë edhe në promovimin e vullnetarizmit”.

“Në veçanti falënderoj pjesëmarrësit në këtë panair. Në planin strategjik të Universitetit të Prishtinës parashihen objektivat strategjike të bashkëpunimit me institucione të studimit të lartë. Studimi jashtë vendit për një periudhë semestrale është mënyrë e mirë që pas kthimit të kontribuohet ne vend”.

Cícila Fistberg, përfaqësuese e Ambasadës së Francës, tha se në kontakt me universitete me qëllim që t’i shohin mundësit në shtetin francez, raporton EO.

“Ky panair i cili është organizuar me iniciativë të Ambasadës të Francës në bashkëpunim me UP-në dhe Qendra e Karrierës do t’ju mundësoj të jeni në kontakt me universitete me qëllim që t’i shihni mundësitë e studimeve atje. Dëshiroj të përmend që kohëve të fundit Kosova si shtet ka ndryshuar statutin e saj pranë organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë dhe është avancuar në statutin anëtare e asociuar”.

“Ndryshimi i këtij statuti do t’i mundësojë Kosovës angazhim edhe më të madh në familjen e madhe të Frankofonisë, anëtarët e së cilës njohin vlera të përbashkëta dhe një gjuhë që e promovojnë, siç është gjuha frënge”.

“Në kuadër të politikës së saj, Franca është vendi i parë jo anglofone e cila pret studentët të huaj në vendin e saj. 3500 institucione universitare publike e private ofrojnë mësimdhënie kualitative në të gjitha nivelet e disiplinat. Më shumë se 309 mijë studentë ndjekin studimet në Francë çka e bën Francën vendin e katër për mikpritjen e studentëve të huaj”.

Fazli Gajraku, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, tha se qëllimi primar i panairit është vendosja e kontakteve të studentëve dhe stafit akademik me institucione frankofone.

“Edukimi është njëra nga fushat me interes në vendin tonë. Ne synojmë të konkurrojmë me rininë tonë në botë. Qëllimi primar i panairit është vendosja e kontakteve të studentëve dhe stafit akademik me institucione frankofone. Studentë të dashur, shfrytëzojeni këtë mundësi”.

Të ngjashme