Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Tophane

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 21:26 | Nga

Komuna e Prishtinës hapi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tophane, në objektin ku më parë ka qenë e vendosur Gjykata e Qarkut. Në hapje të kësaj qendreje, krahas kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mjediset e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tophane tanimë janë sipas standardeve më bashkëkohore, thuhet në një komunikatë të Komunës.

Sipas zyrtarëve komunalë, duke e pasur parasysh edhe angazhimin e stafit profesional, tani e tutje qytetarëve do t’iu ofrohen shërbime shumë më cilësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme